
Mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Dani Alves, që ka një kontratë deri në verën e vitit 2015 me klubin katalanas, gjatë një interviste komentoi dyshimet që ekzistojnë për vazhdimësinë e tij te Barça.
Sipas 31-vjeçarit nëse nuk ndryshon atmosfera që ka përfshirë klubin ai mund të mendojë seriozisht largimin. “Është shumë e rëndësishme për mua që jam pjesë e Barcelonës dhe e historisë së këtij klubi.
Për të vazhduar përpara kam nevojë për energji dhe atmosferë pozitive pasi kështu jam ndërtuar unë. Nëse atmosfera e nderë që ka përfshirë skuadrën nuk ndryshon edhe mund të largohem”.
Dani Alves foli edhe për mundësitë e një zëvendësimi të mundshëm të Tata Martinos me Luis Enriquen. “Luis Enrique si futbollist më është dukur një fenomen por edhe si trajner po punon shumë mirë te Celta Vigo.
Gjithsesi nuk mendoj se duhet të flitet për këto gjëra pasi skuadra po lufton për titullin e La Ligas, dhe ne duhet të mendojmë vetëm për kampionatin”.
Braziliani dha një mendim edhe për fund sezonin e çmendur të La Ligas.
“Nëse nuk e fitojmë La Ligan ky sezon do të ishte një katastrofë për ne. Janë të shumta mundësitë që na ja dhënë në kampionat, dhe ky shans që na ka ardhur si dhuratë nga qielli kur ishim totalisht të dorëzuar nuk duhet falur nga ana jonë.
Unë kam besim të plotë te skuadra dhe jam i bindur se nuk do të gabojmë në dy sfidat e fundit”.
Përsa sa i përket merkatos së ardhshme mësohet se mbrojtësi i Atheltic Bilbaos, Aymeric Laporte i ka thënë po Barcelonës, edhe pse katalanasit për të nënshkruar me 19-vjeçarin duhet të bindin shoqërinë baske që kërkon plotë 36-milionë Euro për ta lënë të lirë atë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





