



Ajo ka eksperimentuar shpesh me pamjen e saj, por kësaj radhe këngëtarja Flaka Krelani ka qëlluar në shenjë.
Me flokët e gjata me onde dhe me një fustan të zi tejet elegant deri në fund të këmbëve, këngëtarja kosovare ka shkëlqyer e gjitha, teksa ishte e pranishme në një event.
Si shoqërues të saj ajo kishte zgjedhur një mashkull shumë të rëndësishëm në jetën e saj, as më shumë dhe as më pak se xhaxhanë.
Flaka ka postuar disa fotografi në profilin me saj në Instagram ku dukej vërtetë sharmante, në të cilën shkruante, “Xhaxhai, s’ka shoqëri më të mirë”.
Duhet thënë se këngëtarja 25 vjeçare është treguar gjatë gjithë kohës e kujdesshme sa i takon jetës së saj private, duke mos krijuar asnjëherë shkak për hamendësime./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





