Transmetuar më 09-05-2014, 14:00

Kosovë, 9 maj 2014, NOA.al -Kryeministri Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Europës.
Me këtë rast, ai nuk ka përmendur fare liberalizimin e vizave, që e kishte premtuar gjatë dy mandateve të kaluara.
"Gëzuar Dita e Evropës! Sivjet kjo festë vjen pak ditë pas përmbylljes së suksesshme të negociatave të radhës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Nga ky vit, integrimet evropiane të Kosovës do t’i sjellin vendit përparësi të qarta ekonomike dhe vende të reja të punës", ka shkruar Thaçi në Facebook. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





