Transmetuar më 09-05-2014, 13:03

Itali, 9 maj 2014, NOA.al-  Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni mbërriti sot në qendrën e kujdesit për të moshuarit, ku do të kryejë dënimin për evazion fiskal pikërisht duke shërbyer në këtë azil të Milanos.

Ai u dënua me katër vjet burg vitin e kaluar, por dënimi u ndryshua me katër orë punë në ditë për të moshuarit me probleme shëndetësore të tipit Alzajmer.

Drejtuesit e kësaj qendre që i përket kishës katolike, bënë të ditur se 77-vjeçari Berluskoni do të trajtohet si çdo asistent tjetër që shërben për të moshuarit.

Fillimisht ai do të merret me punë të lehta për tu familjarizuar me pacientët e më pas do të nisë t’u shërbejë atyre ushqimin.

Berluskonit iu kursye dënimi me burg pasi sistemi gjyqësor italian parashikon lehtësira për personat mbi 70 vjeç.

Berluskoni zgjodhi që të shërbeje në këtë azil për të moshuarit dhe jo të kryejë dënimin me arrest shtëpiak. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit