
Tiranë, 9 maj 2014, NOA.al- Partnerët ndërkombëtarë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për reformën territoriale ku deklarojnë se e mbështesin këtë reformë.
“Për më shumë se 10 vjet Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar ndajnë mendimin se sistemi aktual i njësive të shumta të qeverisjes vendore është i paqëndrueshëm.
Në kontekstin aktual të zhvillimit të Shqipërisë shumë nga këto njësi të qeverisjes vendore nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë shërbime eficente. Nëse reforma territoriale administrative në proces do të jetë e suksesshme ajo do të konsolidojë njësitë e qeverisjes vendore.
Një konsolidim i tillë nëse koordinohet mirë me reforma paralele do të përmirësojë dhe modernizojë ofrimin e shërbimeve të sektorit publik.” thuhet në deklaratën e përbashkët që u lexua sot në Komisionin për reformë territoriale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





