Transmetuar më 09-05-2014, 11:20

Ballsh, 9 maj 2014, NOA.al- Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh janë ngritur sërish sot në protestë. Punonjësit  kanë pezulluar punën pasi nuk janë paguar prej katër muajsh.

Ata kërkojnë zbatimin e kontratës dhe arsyet pse një pjesë e tyre janë shkarkuar nga puna pa motivacione.

Sipas tyre shkrirja e repartit të zjarrfikësve është e pa drejtë dhe e pamotivuar.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e naftës hidhen në protestë për shkak të trajtimit të tyre me kushtet e pagës dhe vonesave.   /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit