Transmetuar më 09-05-2014, 10:13

Burrel, 9 maj 2014, NOA.al – Të afërm të Nuredin Pislit kanë nisur të protestojnë para Komisariatit të Burrelit duke kërkuar lirimin e familjarit të tyre, me pretendimin se arrestimi i tij është i pa drejtë.

Sipas tyre Nuredin Pisli, po kërkon një të drejtë, zbardhjen dhe ndëshkimin e vrasësve të djalit të tij me 1999.

Arrestimi i Nuredin Pislit, u krye dje nga forcat e policisë së Burrelit, pasi në një dalje publike për mediat, ai deklaroi se kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi i kishte borxh dy gjaqe  dhe i çonte fjalë sipas Kanunit të Lek Dukagjinit.

Nuredin Pisli, thotë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i ka borxh gjakun e djalit të tij  dhe të shtetasit grek, që ishte mik me të birin. Ata të dy, u vranë gjatë një aksioni policie më 1999, pasi u akuzuan se kishin marrë peng një autobus me pasagjerë. /e.gj/noa.al/

Akuza e rëndë e PD: Drejtori i Policisë Didi ka vrarë dy shtetas shqiptarë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit