
Statistikat e publikuaranga Organizata Botërore e Shëndetësisë japin fakte të reja për shkaqet se pse gratë vdesin gjatë shtatzënisë ose lindjes.
OBSH thotë se shumica e vdekjeve janë të parandalueshme, duke theksuar nevojën për më shumë investime në kujdesin ndaj shtatzënisë.
Në vitin 1990, më shumë se gjysmë milioni gra vdiqën gjatë shtatzënisë ose lindjes. Deri në vitin 2013 shifra ishte 289,000.
Por, OBSH thotë se shifra vazhdon të jetë me ritme ende shumë të larta, me 33 vdekje në mbarë botën çdo orë.
Hendeku mes vendeve të pasura dhe të varfra është i gjerë. Në Afrikën sahariane, një vajzë 15 vjeçare e ka një në 40, rrezikun për të vdekur gjatë shtatzënisë ose lindjes. Në Evropë, rreziku është një në 3,300 femra shtatzënë.
OBSH thotë se studimi nxjerr në pah nevojën që në vendet e varfra të investohet më shumë në kujdesin shëndetësor.
Por, ka edhe dëshmi se në disa vende të pasura, si Shtetet e Bashkuara, vdekshmëria e grave shtatzëna është në rritje, thonë ekspertët e shëndetit .
Më shumë se një në katër vdekje gjatë shtatzënisë është shkaktuar nga para-kushtet ekzistuese, të cilat komplikojnë shtatzëninë, si diabeti, HIV/AIDS, malaria dhe mbipesha. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





