Transmetuar më 09-05-2014, 08:38

Tiranë, 9 maj 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte,9 maj 2014.

Gazeta “Panorama”, hapet me shkrimin, “Zbulohen shifrat. Piramidat, paratë që ndahen për çdo kompani.

-Shefi i antikorrupsionit në kryeministri kapet me targa false. Kërcënon policët: Ju shkarkoj.

-Servet Pëllumbi: Zhurmë e stisur për Enverin.

-Berisha akuzon Ramën për Iranin. Rama publikon pesë raste për Iranin: Embargon e theu Berisha.

-Ish të përndjekurit përzënë Mesila Dodën.

Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor shkrimin, “ Hiqen vizat për rusët, reagon ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi: Vendim i gabuar.

-Karburanti nga Irani, Rama: Embargon e theu Saliu

-Arvizu: Respekt luftës Antifashiste.

-Masakron gruan dhe veten, trupat hidhen mbi një kamion

-Shpëton 33 vjeçarja, tritol makinës së gruas së biznesmenit. Mister motivet.

Gazeta “Shekulli”, hapet me shkrimin, “Kompensohen 1 110 të përndjekur, lista zyrtare. Ministria e Financave publikon emrat, përfitojnë ata që nuk kanë marrë asnjë këst.

-Kokëdhima: Ti Sali je i mallkuar, të kam lënë në duart e Perëndisë.

-Dokumentet, Berisha theu embargon me Iranin

Gazeta “Koha Jone”, hapet me shkrimin, "Xhiro vjetore mbi 1 miliard euro e karburanteve dhe penalizohen sa një pagë zyrtari. Vjedhin qindra milionë, gjobiten 500 mijë lekë! Nëse nuk gjobiten në shuma të mëdha, atëherë kujt ia japin milionat?!

-Kryeministri Edi Rama me ish-kryeministrin Bashkim Fino dhe Koço Kokëdhimën

-Çështja e pronave, negociata me Gjykatën e Strasburgut.

Gazeta “MAPO” ka si shkrim kryesor, “Tragjedi xhelozie në Mirditë. Vret gruan dhe var veten, letra e lamtumirës: “Kush ngre krye, do t’i pritet!”. Shënimi tronditës pak çaste para vetëvrasjes  “fëmijët të jetojnë të qetë, edhe pse unë kam kryer një krim.  Kush ngre krye, do t’i pritet”.  Mark Biba, një peshkatar që jetonte prej 13 vitesh në periferi të Durrësit, është rikthyer në fshatin e lindjes për të vrarë bashkëshorten dhe veten. Policia dyshon se krimi ka si motiv xhelozinë. Tronditje edhe pas tragjedisë, viktimat transportohen në rimorkion e një kamioni.

-Imami për prokurorinë: Ja kush më informoi për avionët e Gjadrit.

-Thyerja e embargos me Iranin. Berisha akuzon qeverinë,  Rama: Eksporti, në kohën tuaj.

Gazeta “Shqiptarja.com”, ka si kryeartikull, “Zbulohet ligji i ri. Lojrat e fatit ja kufizimet  per lojtaret  dhe pronaret . Zbardhen ndryshimet që do të bëhen në  mënyrën e lojës, identifikimin e lojtarëve dhe fituesve të shumave të mëdha, si dhe mënyra e shpërndarjes së kazinove e pikave të basteve sportive.

-Importohet për 14 herë vaj iranian. Gjithë veprimet doganore në vitin 2013, edhe në kohën e Berishës.

-Tritol ndaj inxhinieres që projektoi shatërvanin te Zogu i Zi.

-Basha humb mbështetjen e të rinjve, i dalin kundër.

-Erion Veliaj: Jo më lekë tani, për ata që nuk kanë bërë asnjë ditë burg. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit