




Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un po bëhet gjithnjë e më i shëndoshë. Sipas Free North Korea Radio, e cila drejtohet nga koreano-veriorë që jetojnë jashtë vendit, diktatori i ri qysh nga fillimi i këtij viti ka shtuar 20 kilogramë.
Kjo gjë tregohet edhe në fotografitë gjatë eventeve zyrtare, të cilat tregojnë më së miri shtimin e tij në peshë.
Diktatori i ri, sipas njerëzve të afërt të tij, konsumon sasi të mëdha ushqimi dhe pijesh, duke bërë që aktualisht të peshojë plot 120 kilogramë.
“Shumë stres dhe depresion. Ky është lideri i sotëm me faqe tullumbace dhe qafën e fryrë. Gjendja e tij shëndetësore sa vjen dhe rëndohet, duke bërë që ai të rrezikojë infarktin”, u tha nga Free North Korea Radio./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





