Transmetuar më 08-05-2014, 20:39

Një pikturë e Pablo Picasso, u shit për 31.5 milionë dollarë ose rreth 22 milionë euro.
Gjatë një ankandi të organizuar të mërkurën në mbrëmje në New York, nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s, piktura u shit për shifrën rekord.
Piktura daton në vitin 1932, ndërsa u shit vetëm pak çaste pas çeljes së ofertave, duke dyfishuar vlerën fillestare të saj, prej 18 milionë dollarësh.
Në ankandin e Sotheby’s u propozuan 14 vepra të Picasso, tetë prej të cilave u shitën për një vlerë totale prej afro 62 milionë dollarë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





