Transmetuar më 08-05-2014, 20:05

Sekreti për ta bërë më relaksues vaktin e ushqimit për fëmijët në moshën e shkollës? Të pritet ushqimi në copa të vogla.

Teksa gjenden përballë një kofshe pule apo një molle të tërë për tu kafshuar me dhëmbë, fëmijët bëhen më agresiv.

Është ky rezultati i një studimi të Cornell University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i publikuar në revistën “Eating Behaviors”.

Studiuesit mbajtën nën vëzhgim 12 fëmijë me moshë nga 6 deri në 10 vjeç gjatë një kampi veror, ku njërit grup iu servir ushqimi i copëtuar, ndërsa grupit tjetër iu servir ushqim i plotë.

Ditën tjetër dy grupet u krahasuan, nga ku rezultoi se ata që nuk kishin ngrënë ushqim të prerë në copa u shfaqën më agresiv në raport me bashkëmoshatarët e tyre dhe me personat më të rritur.

U vu re se ata që konsumonin ushimin të pa copëtuar, ngriheshin më shpesh nga tavolina pa leje dhe nuk mbaheshin mirë nën kontroll.

Pas këtyre rezultateve studiuesit këshillojnë prindërit që për të pasur fëmijë më të relaksuar dhe për tu ushqyer më shëndetshëm, duhet t’ua presin ushqimin në copa të vogla./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit