
Fëmijët indianë mund të hapin me iniciativën e tyre një llogari në bankë, pa kërkuar mbështejen e prindërve apo të një tutori tjetër.
Kjo gjë mund të bëhet për gjithë ata fëmijë që janë mbi 10 vjeç. Sipas një vendimi të Reserve Bank of India, iu hapet rrugë llogarive bankare edhe për të miturit pa mbështetjen e dikujt tjetër.
Megjithatë RBI, ka lënë të lirë një klauzolë ku bankat mund të vendosin rregulloret e tyre të brendshme ose një moshë minimale ndryshe, mbi 10 vjeç, për të hapur llogari kursimi në bankë apo për të pasur llogari rrjedhëse.
Ky vendim u shoqërua me polemika të shumta në vend, pasi ishin të shumtë ata që e konsideruan si shtim të mundësive për abuzim./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





