Transmetuar më 08-05-2014, 18:30

Ky është horoskopi ditor për ditën e premte, 9 maj 2014, që ju sjell Noa.al. Përpiquni të shmangni aktivitetet formale si dhe çdo detyrë që kërkon kujdes ekstrem dhe saktësi maksimale. Mbani humorin tuaj lart dhe mos kaloni shumë kohë vetëm. Gjysma e dytë e ditës do të jetë e mirë për aktivitetet intensive të pavarura.

Dashi

Entuziazmi i zakonshëm i të lindurve të kësaj shenje do të fokusohet në detyra të veçanta. Ju sot do të synoni rezultate praktike, si pasojë e veprimeve tuja. Ktheni mbas kokën në të kaluarën tuaj dhe nëse keni lënë diçka pezull është koha që të kujdeseni për të.

Demi

Efikasiteti dhe të qenët aktiv do të bëhet një vulë e rëndësishme për të lindurit e kësaj shenje. Bukuria dhe sharmi nuk janë mjetet kryesore për arritjen e suksesit. Asgjë nuk vjen pa paguar një çmim të caktuar.

Binjakët

Atmosfera e sotme nuk e favorizon përtacinë. Fati juaj mund të jetë jo i favorshëm. Binjakët do të jenë të gatshëm të veprojnë edhe përkundër një fjale të vetme. Kjo ka shumë gjasa të ndodhë nëse jeni duke punuar drejt një qëllimi të caktuar.

Gaforrja

9 maji do të jetë një ditë e mrekullueshme nëse të lindurit e kësaj shenje nuk rrinë me duar në xhepa. Keni të gjitha shanset për të zbatuar planet tuaja. Mos lejoni që ngarkesa e punës t’iu mërzisë. Përpjekjet tuaja do të jenë mënyra më efikase nëse jeni të përgatitur për të bashkëpunuar me njerëzit që iu rrethojnë.

Luani

Për luanët do të jetë e vështirë që të relaksohen dhe të pushojnë sot. Shumica e tyre duan të kenë një situatë nën kontroll, por nuk do të jetë e lehtë që të kenë gjithçka në dorë. Ndoshta trishtimi juaj do të udhëheqë veprimet tuaja. Gjithashtu mund të ndikoheni nga ndjenja e detyrës dhe dëshira për tu shpërblyer.

Virgjëresha

Dita është mjaft e favorshme për virgjëreshat dhe premton një humor të qëndrueshëm për ta. Kjo është një ditë e mirë për blerjen e disa gjërave si dhe për të zgjedhur një itinerar udhëtimi. Ju mund të jeni të interesuar në lexim dhe studime, me një qëllim të caktuar në mendje.

Peshorja

Peshoret duhet të marrin në konsideratë edhe preferencat e partnerit të tyre. Sigurohuni që të jeni të vëmendshëm ndaj tyre edhe nëse interesat tuaja janë të ndryshme. Jeta juaj intime mund të marrë një kthesë pozitive sot.

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje janë të njohur për gjuhën e tyre të mprehtë, por gjatë ditës ata do të rrezikojnë për të qenë në shënjestër të fjalëve sarkastike. Duhet të pranoni se nuk jeni vetëm ju të aftë për të kritikuar, por edhe se të tjerët dinë që t’iu kritikojnë ju.

Shigjetari

Dembelizmi dhe përtacia nuk janë të mirëpritura sot. Mos humbni kohë, përvoja të reja të mrekullueshme të natyrës romantike ka gjasa që të ndodhin. Mundohuni ta shfrytëzoni energjinë tuaj në mënyrë të shëndetshme duke u marrë me gjëra konstruktive.

Bricjapi

Bricjapët mund të shmangin streset fizike, megjithatë nuk do mund të lënë pas shpine stilin e jetës tepër aktive. Një shëtitje, një masazh ose marrja me kuzhinën mund të kthehet në një burim të vërtetë gëzimi. Nëse jeni prind, këshillohet që të merreni me edukimin e fëmijëve tuaj.

Ujori

Dita premton të jetë mjaft e vështirë për të lindurit e kësaj shenje. Shumë prej jush padashur do të tregojnë nervozizëm dhe acarim në vend të dashamirësisë dhe tolerancës. Disa grindje me anëtarët e familjes do të shkaktohen si pasojë e kokëfortësisë reciproke.

Peshqit

Peshqit duhet të zgjedhin të jetojnë një jetë më aktive. Nëse vuani nga mungesa e gjumit, energjisë apo oreksit, përpiquni të shmangni ngarkesën e tepërt fizike. Ndërsa për të shmangur problemet financiare, paguani detyrimet pasi kjo do t’iu lejojë të jeni më ë qetë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit