Transmetuar më 08-05-2014, 16:44

Durrës, 8 maj 2014, NOA.al- Një burrë i moshës 40 vjeçare nga Durrësi ka denoncuar në polici zhdukjen e së shoqes.

A.B., me banim në Durrës është drejtuar për në polici për të kërkuar ndihmë pasi bashkëshortja ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Në dëshminë e tij 40 vjeçari iu tha uniformave blu se qysh prej 6 majit, ishte larguar nga banesa e shoqja 29 vjeçare, me iniciale Sh.B.

Ai ka thënë se nuk kishte asnjë ide se ku mund të ndodhej e shoqja dhe se në marrëdhënien e tyre nuk ka pasur konflikte serioze, por grindje të zakonshme si në çdo çift.

Burri ka hedhur dyshime se gruaja mund të jetë larguar me ndonjë person që mund të ketë pasur lidhje, pasi sipas tij nuk kishte arsye tjetër për tu larguar.

Pas këtij denoncimi nga ana e uniformave blu u bë shpallja në kërkim e 29 vjeçares, ndërsa vijon puna për gjetjen e saj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit