Transmetuar më 08-05-2014, 14:38

Arasas është një fshat në qendër të Brazilit, i cili i përket shtetit të Goias. Fermerë, çobanë dhe një popullsi e cila punon tokën për orë e orë të tëra nën diell.

Gjatë viteve të fundit banorët e këtij fshati janë prekur gjithnjë e më shumë nga xeroderma pigmentos, një sëmundje e rrallë e lëkurës e cila po përcillet ndër gjenerata.

Është pikërisht dielli armiku i kësaj sëmundje, i cili përshpejton simptomat dhe çon në shkrirjen e lëkurës përshpejton plakjen dhe e acaron së tepërmi atë.

Me pak fjalë fytyra e banorëve nis të shkrihet, ku fillimisht dalin shenjat e para dhe më tej zgjerohet edhe më shumë.

Hunda zhduket, shikimi dobësohet dhe më tej çon në verbim. Pas kësaj zhduken edhe veshët dhe goja. Hapi fatal është tumori në lëkurë. Në Arasas, numërohen rreth 800 banorë, ku rregullisht 20 prej tyre vuajnë nga kjo sëmundje./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit