
Kosovë, 8 maj 2014, NOA.al- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se bazuar në konsultimet me liderët e partive dhe me KQZ-në ka marr vendimin që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me datë 8 qershor.
Gjatë një konference për media ajo tha se pas shpërbërjes së Kuvendit ka takuar liderët politik për datën e zgjedhjeve , pasi vendi ka hyrë në një proces të rëndësishëm zgjedhor .
Presidentja Jahjaga tha se do t’i ftojë edhe organizatat ndërkombëtare që te jenë si vëzhgues gjatë procesit zgjedhor, për të cilin tha se, beson që do të jetë demokratik.
"Që nga ky moment i bëj thirrje spektrit politik për një fushatë të dinjitoze dhe për një proces zgjedhor të drejtë", tha Jahjaga. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





