Transmetuar më 08-05-2014, 12:19

Tiranë, 8 maj 2014, NOA.al- Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço urdhëron inspektim për vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e lirimit të gjyqtarit Dhimitër Pojanaku.
Gjyqtari i Pogradecit Dhimitër Pojanaku, i arrestuar dy javë më parë me akuzën e korrupsionit pasiv, ka lënë dje burgun e Drenovës dhe hetimi i tij do të vijojë në gjendje të lirë.
Gjykata e Apelit të Korçës dha masën ” arrest shtëpie” duke ndryshuar masën e dhënë nga Gjykata e Korçës pak ditë më parë.
Gjykata Apelit argumentoi ndryshimin e masës së arrestit me gjendjen shëndetësore të gjyqtarit Pojanaku. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





