Transmetuar më 08-05-2014, 11:22

Një La Liga e çmendur, e paparashikueshme dhe me surpriza të paimagjinueshme. Dy barazime radhazi të Los Blankos, humbja e Atletikos së Madridit me Levanten, por edhe 2 pikët e lëna nga Barcelona me Getafen, hodhën poshtë të gjitha pritshmëritë e opinionit publik, citon Supersport.

Dështimi i Los Blankos për të marrë maksimumin e pikëve në transfertë me Valladolid, ka hapur skenarë të tjerë për trofeun e titullit, ku vetëm Barcelona e ka në dorë fatin e saj, pa u varur nga rezultatet e rivaleve.

Katalanasit nëse arrijnë t’i fitojnë të dyja ndeshjet e mbetura të kampionatit me Elchen në transfertë dhe me Atletikon në Kamp Nou, do të shpallen automatikisht kampionë të Spanjës, pasi në rast barazimi me pikë me Los Colchoneros do të jenë të favorizuar nga sfidat direkte.

Atletiko, që para Valladolid – Real Madrid kishte nevojë për 4 pikë për tu shpallur kampion, tani do të ketë mundësi ta ngrejë lart trofeun edhe me dy barazime në sfidat me Malagan dhe Barcelonën.

Me dy pikë do të ishte kampion i sugurtë, por nga ana tjetër mund të mos i vlejnë tri pikë. Sepse nëse fiton me Malagan dhe humbet me Barcelonën, la Liga do të shkonte për Blaugranat, sigusht duke presupozuar se formacioni i Tata Martinos nuk do të gabojë as me Elchen.

Llogaritë e Realit të Madridit janë shumë më të komplikuara, pasi los Blankos jo vetëm që duhet t’i fitojnë sfidat e tyre, por duhet të shpresojnë që Atletiko t’i humbasë të dyja ndeshjet e saj ose të marrë vetëm një pikë, ndërsa Barcelona të mos grumbullojë më shumë se katër pikë.

Një kombinim gati i pamundur, që thuajse e  nxjerr jashtë gare Realin për titullin e la Ligas.

Pikët e lëna në dy përballjet e fundit me Valencian në Santigo Bernabeu, Valladolid në transfertë, ishin vetëvrasje për të besuarit e Carlo Ancelottit që shpërdoruan me duart e tyre një mundësi të artë për të qenë më afër tripletës, duke qenë se kane fituar Kupën e Mbretit dhe janë në finale të uefa Champions League, pikërisht ndaj Atletikos.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit