Transmetuar më 08-05-2014, 11:06





Aktorja hollivudiane Eva Longoria është paraqitur në disa foto me një trup perfekt. Ajo ka treguar mënyrën e mbajtjes së trupit të saj në formë kaq të mirë.
Eva është shprehur se vrapimi është një ritual që ajo nuk e lë kurrë pas dore.
“Unë jam një vrapuese. Nuk kam nevojë për palestër, unë vetëm duhet të dal jashtë dhe të filloj të vrapoj. Kohë më parë kam vizituar Australinë, Vjenën dhe Parisin. Në Australi kam vrapuar nëpër kopshtet botanike, në Paris kam bërë xhiro përreth Kullës Eifel, ndërsa në Vjenë kam vrapuar përreth kështjellave”, është shprehur Eva. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





