Transmetuar më 08-05-2014, 09:58

Tiranë, 8 maj 2014, NOA.al- Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me burg të përjetshëm për Fitim Allën, i cili akuzohet për vrasjen e Musa Skurës, ish-shefi i Krimeve të Burrelit i cili u vra në janar 2013.
Organi i akuzës gjithashtu ka kërkuar nga 9 vjet burg edhe Vilson Malkurtin dhe Edison Lleshin, dy të rinjtë që shoqëronin Allën ditën kur ndodhi ngjarja te cilet akuzohen per mbajtje pa leje te municioneve luftarake.
Komisar Musa Skura u vra në fshatin Suç të Matit, gjatë një aksioni për goditjen e një baze të shitjes së municioneve luftarake. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





