Transmetuar më 08-05-2014, 09:48
 

Tiranë, 8 maj 2014, NOA.al- Shqipëria dhe Gjermania do të nënshkruajnë sot një marrëveshje bashkëpunimi në sektorin ekonomik. Marrëveshja nënshkruhet mes ambasadorin gjerman Helmut Hoffman dhe zëvendëskryeministri, Niko Peleshi.

Gjatë fjalës së tij zëvendëskryeministri Peleshi tha se marrëveshja për nënshkrimin e memorandumit Shqipëri-Gjermani është një mundësi e mirë për ekonominë e vendit.

Sipas Peleshit, kjo marrëveshje do ti hap rrugë dhe një impuls të ri për sektorin e ekonomisë. “Negociatat që do përmbyllen sot, janë mundësi konkrete për të diskutuar hapur dhe për të orientuar mirë bashkëpunimin. Kjo marrëveshje i jep mundësi për zhvillimin e reformave të qeverisë Shqiptare. Ndaj, Gjermania mbështet reformat e qeverisë shqiptare”-tha zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Sipas Peleshit, qeveria e re shqiptare, për më shumë se 7 muaj po jetëson prioritetet e reja për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jemi duke punuar për të krijuar një kulturë të re pune, drejt rezultatit. Dëshiroj të theksojë mirënjohjet, mbi të gjitha mësimet që kemi nxjerr nga bashkëpunimi me qeverinë gjermane, në një periudhë 20 vjeçare. Kjo është një qasje e ndryshme nga ajo tradicionalja, Politika jonë e re i shkon paralel këtyre bashkëpunimeve.

Angazhimet e reja, dhe ato në vazhdim të këtij bashkëpunimi, shkojnë përshtat prioriteteve të qeverisë. Përmirësimi i sektorit energjetik, thithja e investimeve të huaja, reformat strukturore që do të konsolidojnë qeverisje të mirë, ku theksin e kemi vënë tek qeverisja nëpërmjet inovacionit, që të luftojmë fenomenet e burokracisë dhe për të rritur qeverisjen e mirë”, tha më tej Peleshi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit