Transmetuar më 08-05-2014, 00:02

Një djalë i ri, pronar i “Mariosarti”, restorant i famshëm në Australi, është gjetur i vrarë në Queensland, raporton noa.al. I ndjeri kishte lidhje të ngushta me një familje shqiptare që nga autoritetet australiane dhe mediat atje, konsiderohet si tipike mafioze.

Viktima është Peter Milos, 26 vjeç që shikoni në foton sipër ku gjendet bashkë me vëllanë (djathtas).

I riu Peter, shef kuzhine në restorantin që kishte hapur kohët e fundit, u gjet i vrarë, në një garazh në Queensland. Në foton më poshtë shikoni restorantin "Mariosarti" kurse më poshtë, pamje nga vendi i ngjarjes.

Djaloshi ishte përdorues droge. Mediat aludojnë se ai kishte lidhje të thella me botën e krimit dhe sidomos me Daniel Kalaja, një ndër të rinjtë që konsiderohen si kapo organizate narkotrafiku.

Vëllai i Peter, Alen Milos u dënua vitin e kaluar me 13 vjet burg për trafikim droge. Procesi hetimor nxori se veprimtaria e tij mbulohej pikërisht nga familja shqiptare, Kalaja.

Në një prej operacioneve më të ndërlikuara të drogës në Queensland të Australisë, janë ndaluar pjesëtarë nga familja Kalaja e cila ka emigruar nga Shqipëria prej rreth katër dekadash. /a.c/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit