
Brazili prezanton kartvizitën për Botërorin që do të zhvillojë në shtëpi. Trajneri i Selecaos, Luiz Felipe Scolari bëri publike listën me 23 futbollistët që do të ketë në dispozicion për misionin e madh, atë të fitimit të Kupës së Botës në eventin që do të zhvillojë në shtëpi, citon supersport.
Lista prej 23 emrash përfshin vetëm 16 nga futbollistët që fituan vjet Kupën e Konfederatave duke mundur Spanjën kampione të botës në finale.
Skuadra është siç pritej, një misksim i yjeve të rinj si Neymar dhe Oskar me futbollistë me më shumë eksperiencë si Dani Alves, David Luiz, Thiago Silva dhe Hulk.
Humbasin trenin për botërorin emra të njohur të futbollit brazilian, si Ronaldinho, Kaka dhe Robinho e po ashtu dhe ish milanisti Alexandre Pato.
Publikimi i skuadrës që do të marrë pjesë në Botëror ishte një event i profilit të lartë në Brazil, me televizionet që e transmetuan atë live, ndërsa më shumë se 700 gazetarë, pjesa më e madhe e tyre të huaj, ishin akredituar për të ndjekur eventin.
Vetëm 5 prej futbollistëve që bëjnë pjesë në listën aktuale ishin me Brazilin në Botërorin e vitit 2010.
Julio Cezzar, Thiago Silva, Dani Alves, Maicon dhe Ramirez. Dy ishin dyshimet e fundit të Scolarit për sa i përket grupit të futbollistëve, të cilat janë zgjidhur me publikimin e listës përfundimtare.
Ato kishin të bënin me portierin e tretë, pozicion të cilin e ka fituar gardiani i Atletico Mineiro, Victor, si dhe për një mbrojtës qendre, rol të cilin e ka fituar mbrojtësi i Napolit Henrique.
Për sa i përket futbollistëve të Serisë A, veç Enrique e Maicon, një ftesë për në Botëror e meritoi dhe futbollisti i Interit, Hernanez.
Padyshim që Brazili në Kupën e Botës do të udhëhiqet nga 22-vjeçari i Barcelonës, Neymar te i cili varen pjesa më e madhe e shpresave të tifozëve të Selecaos, mbrojtja do të ketë Thiago Silvën përkrah David Luiz, me Dani Alves në të djathtë dhe Marcelon në të majtë.
Paulinho dhe Luis Gustavo do të jenë barriera para mbrojtjes dhe Oscar do të ushqejë sulmin ku bëjnë pjesë dhe Hulk e Fred.
Scolari ka deklaruar tashmë se portieri titullar do të jetë Julio Cesar. Në Kupën e Botës 2014, Brazili është shortuar në Grupin A me Kroacinë, Meksikën dhe Kamerunin.
Të zotët e shtëpisë do ta nisin fushatën e Botërorit me ndeshjen inauguruese përballë Kroacisë në 12 Qershor në “Sao Paolo”. Ja dhe Lista e plote e Brazilit per Kupen e Botes:
Portierë: Julio Cesar (Toronto FC), Jefferson (Botafogo), Victor (Atletico Mineiro).
Mbrojtës: David Luiz (Chelsea), Dante (Bayern Munich), Thiago Silva (Paris Saint-Germain), Henrique (Napoli), Maicon (Roma), Dani Alves (Barcelona), Marcelo (Real Madrid), Maxëell (Paris Saint-Germain).
Mesfushorë: Luiz Gustavo (Wolfsburg), Paulinho (Tottenham), Fernandinho (Manchester City), Ramires (Chelsea), Oscar (Chelsea), Ëillian (Chelsea), Hernanes (Inter Milan).
Sulmues: Hulk (Zenit St. Petersburg), Bernard (Shakhtar Donetsk), Neymar (Barcelona), Jo (Atletico Mineiro), Fred (Fluminense)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





