
Ndëshkimi i fëmijëve shpesh edhe duke i qëlluar për ti edukuar që të mos bëjnë të njëjtën gjë, duket se nuk shërben, pasi dhjetë minuta pas marrjes së ndëshkimit fizik, fëmijët synojnë që të përsërisin të njëjtën sjellje të gabuar.
Është ky rezultati i një studimi të Southern Methodist University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, studim i publikuar në revistën shkencore “Journal of Family Psychology”.
Drejtuesit e studimit nëpërmjet një sistemi regjistrimi audio dhe video, vëzhguan për një javë me radhë se çfarë ndodhte në 33 familje me fëmijë. Gjatë gjithë këtij harku kohor fëmijët e ndëshkuar, ishin 41 të cilët rridhnin nga 15 familje të ndryshme.
Në 75% të rasteve vetëm pas dhjetë minutave nga ndëshkimi i prindërve, fëmijët vijonin të përsërisnin të njëjtët ganime.
“Goditja e fëmijëve jo vetëm që nuk funksionon, por mund ti bëjë të vegjlit më agresiv, më anksioz dhe depresiv”, shprehet drejtuesi i studimit, David Holden.
U vu re gjithashtu se fëmijët që ndëshkohen fizikisht, kanë rendiment më të ulët në shkollë dhe një fjalor më të reduktuar, i cili rrjedh prej frikës së mos thyhen rregullat./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





