
Për gjithë ata persona që kanë fytyrë të thatë, me afrimin e stinës së nxehtë mund të ketë acarim të saj veçanërisht pas ekspozimit në rrezet e diellit.
Një zgjidhe natyrale në këtë drejtim është edhe një maskë kundër plasaritjes së lëkurës dhe rrjepjes së saj, e cila ka në bazë pjeprin.
Ndoshta do t’iu duhet të prisni edhe pak kohë sa të dalin masivisht pjeprat në treg, për të përgatitur një maskë ideale kundër fytyrës së thatë.
Për përgatitjen e saj, grini në mikser një fetë pjepër, shtoni 100 gramë qumësht të freskët dhe aplikojeni këtë masë në lëkurë.
Mbajeni për 10 minuta pa lëvizur duke e aplikuar me pak pambuk gradualisht. Pasi të kenë kaluar minutat e nevojshme shpëlajeni fytyrën mirë me ujë të ftohtë të bollshëm./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





