















Gjithçka nisi që nga fotografia e parë, ku ndodhej në plazh e rrethuar nga djem dhe vajza të gjithë në formë të mirë trupore.
“Aty kuptova se kisha nevojë të tregoja veten, por mbi të gjitha të tregoja se kush isha në të vërtetë”, me këto fjalë shprehet Jen Davis, një vajzë amerikane.
Ajo tregon eksperiencën e saj nëpërmjet një blloku fotografish përgjatë 11 viteve, gjatë të cilëve ka luftuar me mbipeshën, për të fituar vetveten duke u shkëputur nga një trup që nuk e ndjente ti përkiste.
Siç duket edhe në fotografitë bashkëngjitur Jen ndjehej e vetmuar, e pasigurtë dhe pa humor.
Vendimi për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, bëri që të humbasë dhjetëra kilogramë, ku gjatë gjithë periudhës u fotografua.
Pas dobësimit ajo thotë se nuk kishte më nevojë për të treguar jetën e saj para të tjerëve, por se kishte ardhur koha që ta jetonte vërtetë atë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





