Transmetuar më 07-05-2014, 19:37

Tiranë, 7 maj 2014, NOA.al- Byroja e Kuvendit të Shqipërisë u mblodh nën drejtimin e kryetarit Ilir Meta dhe me praninë e deputetëve anëtarë Anastas Angjeli, Mimoza Hafizi, Fatmir  Toçi, Vangjel Dule, Taulant Balla, Sherefedin Shehu dhe. Edmond Spaho.

Ndër çështjet e diskutuara në këtë mbledhje ishte dhe raporti i prezantuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit,  Albana Shtylla mbi ngritjen e zyrave në zonat zgjedhore, në mbështetje të punës së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Sekretarja e Përgjithshme, paraqiti tri variantet për hapjen e këtyre zyrave sipas “Studimit të fizibilitetit për ngritjen e zyrave në zonat zgjedhore në Shqipëri”,  të realizuar me mbështetjen e OSBE-së.

12 zyra sipas qarqeve; 37 zyra për mazhorancën dhe 37 zyra për opozitën në 12 qarqe, si dhe hapjen e zyrave në bazë rrethi, ose 72 zyra në 36 rrethe.

Sipas sekretares Shtylla synimi është që të hapen zyra me sa më pak shpenzime me qëllim që, Kuvendi i Shqipërisë të shkojë më pranë zgjedhësve. Anëtarët e Byrosë ndanë mendime mbi përparësitë e variantit të tretë dhe për këtë çështje në vijim do i kërkohet mendim grupeve parlamentare./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit