Transmetuar më 07-05-2014, 17:10

Durrës, 7 maj 2014, NOA.al/Klodiana Kotorri- Kur nga fundi i shkollës ndan afro një muaj dhe rezultatet në mësime thuajse janë fiksuar, çdo tentativë përmirësimi mund të rezultojë e kotë.

Në këto kushte një gjimnaziste e vitit të dytë në Durrës, e dëshpëruar nga rezultatet e dobëta në shkollë, pa zgjidhjen më të udhës vetëflijimin.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë Noa.al, se 17 vjeçarja M. Hita në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa ndodhej e vetme në banesë, ka pirë një sasi solucioni që përdoret për larjen e dyshemesë, duke tentuar vetëvrasjen.

Shkak për këtë veprim ishin bërë qortimet e prindërve, të cilët ishin në dijeni për rendimentin e dobët të saj në shkollë.

Adoleshentja u gjet nga e ëma në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u dërguar me urgjencë në spital.

Pas marrjes së ndihmës së nevojshme, Hita ndodhet në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën, duke dëshmuar me gojën e saj gjithë ngjarjen./k.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit