Transmetuar më 07-05-2014, 16:19

Vlorë, 7 maj 2014, NOA.al- Ish-kampi i punëtorëve në zonën e Dhërmiut, është hedhur në erë me eksploziv nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik.

Shpërthimi i godinës është bërë i komanduar nga forcat xheniere, duke bërë që të shembet e gjithë godina falë përdorimit të 180 kg tritol qe dyshohet se ishte shoqeruar edhe nga nje sasi eksplozivi plastik, C4.

Kjo godinë ka shërbyer si ambient pushimi për disa vite, ndërsa gjatë vitit 1997 kjo godinë është bastisur. Prej asaj kohe ish-kampi i punëtorëve ishte kthyer në një gërmadhë të braktisur.

Prej disa kohësh godina ishte cilësuar si objekt me rrezikshmëri të lartë, pasi 4 katet e godinës kishin nisur të binin njëri pas tjetrit. Shpërthimi i saj ka ndodhur vetëm pak kohë para çeljes së sezonit turistik./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit