Transmetuar më 07-05-2014, 15:11

Është një veprim i cili është shtuar ndjeshëm viteve të fundit tek femrat, të cilat pavarësisht se janë shtatzënë, nuk ndalin së piri duhan.

Por një veprim i tillë gjatë shtatzënisë rrezikon seriozisht zemrën e bebes. Një studim i prezantuar gjatë kongresit të pediatrisë në Vankuver bëri të ditur se pirja e duhanit në tre muajt e parë të shtatzënisë, shton me 70% rrezikun që fëmija të preket nga sëmundje kardiake.

Një grup studiuesish amerikanë në Seattle analizuan 14 mijë raste fëmijësh të lindur me defekte kardiake nga viti 1989 deri në vitin 2011.

Në Seattle Childern’s Hospital u analizuan certifikatat e lindjes dhe kartelat klinike të mbi 14 mijë fëmijëve të lindur me defekte kardiake, duke i krahasuar me 62 mijë fëmijë të lindur të shëndetshëm.

“Fëmijët e lindur nga nëna duhanpirëse kishin 50 deri në 70% mundësi për të pasur problem në zemër, anomali në valvula, në vena si dhe vrima në zemër.Ky rrezik bëhet më i madh nëse femra shtatzënë që pi duhan është mbi 35 vjeç”, thuhet në përfundimet e studimit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit