


Tiranë, 6 maj 2014, NOA.al- Koleksionisti i veprave të artit, Gjergji Thimio i arrestuar në kuadër të operacionit “Ikona” në tetor të vitit të kaluar ka lëshuar sot akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima por edhe Artan Lames nga salla e gjyqit.
Ai deklaron se arrestimi është bërë për hakmarrje pasi ai refuzoi të japë një pikturë origjinale të Onufrit, të cilën kryeministri donte t’ia bënte dhuratë këshilltarit të tij, ish- kryeministrit britanik Toni Blair.
“Akuzat ndaj meje jane thjesht trillim. Refuzova të jepja një pikture origjinale të Onufrit. Piktura që kushtonte 1 milionë euro ma kërkoi deputeti Koço Kokedhima, Artan Lame dhe kryeministri Edi Rama. Pikturën donin t’ja jepnin dhuratë ish-kryeministrit të Britanisë Toni Blair. Pas refuzimit tim për tu dhënë pikturën që e kisha trashëgimi personale, u ngritën akuzat ndaj meje. Kërkoj drejtësi. Nuk jam trafikant, 2300 objekte mungojnë nga muzeu personal”, u shpreh Thimio. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





