Transmetuar më 07-05-2014, 12:53

Një emigrant afgan, u shpëtua vetëm një milje larg gjirit Francez pranë Calais. 23-vjeçari ishte nisur për në Kanalin Anglez.
Nuk janë të pazakontë emigrantët që po përpiqen të kalojnë kufirin me metoda ilegale.
Por afgani 23-vjeçar është një rast i veçantë.
Mjeti i tij i lundrimi përbëhej nga çarçafët dhe dysheku i një krevati.
Stili i tij i lundrimit alla Robinson Kruzo, që i vuri në rrezik jetën, zgjati vetëm një orë, pasi ai u dallua nga anëtarët e një anije dhe u shpëtua.
Mes lumturisë që i shpëtoi vdekjes së sigurt dhe zemërimit që u kap, emigranti do përpiqet të gjejë mënyra më të sigurta udhëtimi që këtej e tutje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





