
Maqedoni, 6 maj 2014, NOA.al- Brukseli rekomandon angazhim, jo tërheqje, ka thënë zëdhënësi i Shtefan Fyles, Peter Stano në intervistën për portalin “Faktor”, duke u përgjigjur pyetjes, se cilat do ishin pasojat politike me bojkotin e LSDM-së dhe nëse Maqedonia është para një krize politike.
“Ne jemi të vetëdijshëm se partia kryesore opozitare ka dalë e pikëlluar me procesin zgjedhor dhe nuk i pranon rezultatet. Kjo është situatë fatkeqe. Ne respektojmë angazhimin, jo tërheqjen.
Ne do të vazhdojmë të nxisim liderët politik që të angazhohen në një frymë konstruktive për zgjidhjen e çështjeve aktuale”, ka thënë Stano.
Ai ka kërkuar një angazhim konstruktiv mes Qeverisë e opozitës brenda shtetit, ndërsa lidhur me vëzhgimin nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet, Stano ka thënë se vlerësimi i tyre bazohet në një spektër të gjerë çështjesh që detajet janë shënuar në raport.
“Ata sqaruan se zgjedhjet kanë qenë efektive”, ka thënë Stano. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





