Transmetuar më 07-05-2014, 08:47

Gjirokastër, 6 maj 2014, NOA.al-  Në kuadër të operacionit të koduar “Servis”, forcat e policisë së Gjirokastrës, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasin i cili ishte dënuar në mungesë me 3 vite burg.

Policia bën të ditur se si rezultat i operacionit  të zhvilluar në zonën industriale të qytetit Gjirokastër në afërsi të një servisi u bë e mundur kapja e shtetasit, Eridit Haxhiaj, i datëlindjes 1990, banues në Gjirokastër, i cili ishte person i shpallur në kërkim , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me Vendim nr  142 , e ka dënuar këtë shtetas me 3  vite burg për veprën penale “Plagosje të Rëndë me Dashje ‘ dhe “Prodhim dhe Mbajtje pa leje të Armëve dhe Municioneve luftarake”.

Sipas policisë, ky shtetas ka plagosur rëndë me  dashje me armë zjarri në muajin Prill të vitit 2012 , shtetasin  Sh. B,  nga Lazarati .

Gjithashtu policia informon se, në momentin e kapjes, shtetasi Eridit  Haxhiaj , mbante një armë zjarri Pistoletë tip TT së bashku me një krehër me 7  fishekë pistolete. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit