Transmetuar më 06-05-2014, 22:56

Paris St.Germain dhe Manchester City do të jenë të detyruar të paguajnë gjoba prej 60 milionë Eurosh, shumë që secila prej shoqërive do ta paguajë në 3 këste në 3 vjet, citon Supersport.

Të dy klubet veç kësaj do te jenë të detyruar të kufizojnë grupin e tyre të futbollistëve të disponueshëm për Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm, ndëshkime që pritet të zyrtarizohen pasi kanë shkelur rregullat e Fair Play-t Financiar të vendosura nga UEFA.

Konfirmimi i këtyre dënimeve pritet të vijë brenda fundit të kësaj jave, siç i deklaroi agjensisë Reuters një burim brenda proçesit që po zhvillohet.

Ndërkohë e përditshmja franceze “L’Eqipue” bëri të ditur se PSG ka gati propozimin për një pakt, i cili parashikon që klubi kryeqytetas të reduktojë në 21 numrin e futbollistëve që do të mund të aktivizojë në Champions League në vend të 25.

Parashikohen kufizime dhe për një tavan mbi shumën vjetore që klubi do të mund të paguajë për pagat e futbollistëve, 240 milionë Euro, i cili nuk do të mund të tejkalohet.

Një zgjidhje e ngjashme sipas Reuters i është ofruar dhe Manchester Cityt, por klubi anglez po i konteston kushtet e vendosura.

“PSG është shumë pranë arritjes së një akordi, por vlen të thuhet se situata e një kontrate të tillë me Manchester Cityn është shumë më e komplikuar”, deklaroi burimi në fjalë për Reuters.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit