Transmetuar më 06-05-2014, 21:42

Pasi “fitoi” vlerësimin si muaji më i ndotur i të gjithëve, prilli i vitit 2014 fiton një tjetër rekord të trishtë, atë të muajit me numrin më të madh të tërmeteve.

Ky fakt bëhet i ditur nga Pacific Tsunami Warning Center në Hawaii, ku thuhet se gjatë muajit prill Toka u godit nga një numër më i madh se ai normal i aktiviteteve sizmike.

Janë shënuar plot 13 tërmete, pesë prej të cilëve me gradë më të lartë se 7.8 të shkallës Rihter.

Një rekord i vërtetë, pasi mesatarja e lëkundjeve sizmike në muaj është një ose dy, me magnitudë më të ulët se 6.5 ballë.

Nga të dhënat e Pacific Tsunami Warning Center vihet re se ditët e para të prillit ishin të qeta deri kur një tërmet me magnitudë 8.2 ballë goditi veriun e Kilit.

Që nga ai moment është regjistruar një aktivitet i fortë sizmik gjatë gjithë muajit, gjë që sipas shkencëtarëve është një shifër shumë më shumë se normalja, ku u prekën shtete si Nikaragua, Meksika dhe Kanadaja./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit