Transmetuar më 06-05-2014, 20:56

Janë të shumtë ata që e kanë vënë re, kryesisht fotografët të cilët rendin pas saj dhe që e kanë parë dukshëm më të dobësuar.
Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka hyrë dietës, dhe majde ka arritur që të humbë 10 kilogramë.
Qysh nga incidenti me ski në muajin janar, kur u detyrua që të ecë me paterica, kancelarja gjermane ka ndryshuar tërësisht regjimin e saj ushqimor.
Ajo nuk ha më as biskota, as bukë, as mish, por karrota, sallatë dhe shumë fruta. Pikërisht në sajë të këtij regjimi ushqimor, qysh nga muaji janar Merkel ka humbur 10 kilogramë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





