Transmetuar më 06-05-2014, 19:45

Gjatë ditëve të fundit një tornado i fuqishëm goditi Arkansas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar 15 viktima.

Në mesin e tyre ishte edhe 27 vjeçari Jeffrey Hunter, i cili humbi jetën gjatë tornados. Por historia e tij po bënë xhiron e botës, pasi i strehuar në banjën e shtëpisë gjatë tornados së furishme, ai e parandjeu se ndoshta nuk do t’ia dilte pasi banesa nisi të shkatërrohej.

Kështu ai i shkroi një sërë mesazhesh nënës së tij, Regina Wood, e cila i ka bërë publike çastet e fundit të të birit.

“Nënë, jam i terrorizuar”, kështu shkruhet në mesazhin e parë drejtuar gruas, e cila mundohet ta qetesojë duke i thënë se gjithçka do të shkonte mirë.

Vetëm pak çaste para se cikloni të përfshinte gjithë banesën e Jeffrey, ai i shkroi nënës së tij, “Lamtumirë nënë, po vjen drejt meje”.

Tashmë Regina Wood nuk ka tjetër përveç atyre pak mesazheve tragjike, të cilët i qan ditë e natë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit