










19 vjeç por një shpirt i pasur dhe një zgjuarsi përtej kësaj moshe. Chantelle Brown është një vajzë amerikane e prekur nga një sëmundje e rrallë në lëkurë, e cila i shkakton njolla të bardha pa pigment.
Diçka e rrallë, por pavarësisht kësaj e reja nuk është dorëzuar, duke ecur përpara për tu bërë modelja e parë me njolla në fytyrë dhe trup.
Tashmë ajo qesh me këtë situatë, si të mos ishte asgjë, mirëpo e gjithë kjo nuk ka qenë aspak e lehtë.
Fëmijëria e saj ka kaluar me fyerje dhe ofendime të rënda, të cilat lanë gjurmë. Pikërisht e kaluara e tillë e bëri Chantelle edhe më të fortë, duke e pëlqyer veten pak të bardhë dhe pak të zezë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





