
Ky është horoskopi ditor për ditën e mërkurë, 7 maj 2014, që ju sjell Noa.al. Gjatë kësaj dite mendimet dhe fjalët tuaja do të jenë shumë të fuqishme. Do të jetë shumë e rëndësishme të besoni në atë që thoni vetë dhe në atë që njerëzit mendojnë për ju. Ëndrrat që keni thënë prej kohësh me zë, mund të bëhen realitet.
Dashi
Stuhia ka kaluar dhe gradualisht gjërat janë duke u kthyer në rrugën e duhur për të lindurit e kësaj shenje. Nuk do t’iu duhet të luftoni me të gjithë botën. Mund t’iu ofrohen disa informacione me vlerë ose një ndihmë ekonomike. Ndoshta një propozim interesant do t’iu vijë nga një i huaj, bashkëpunëtor ose i afërm.
Demi
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të shoqërueshëm dhe shumë aktiv, cilësi këto të cilat do të përcaktojnë rezultatin përfundimtar të të gjitha përpjekjeve tuaja. Ekziston një mundësi që të përfitoni para shtesë, një dhuratë ose një bonus. Mund të bëni një blerje të rëndësishme ose një marrëveshje të zgjuar në boznes.
Binjakët
7 maji do të jetë një ditë mjaft me fat për binjakët. Njohuritë dhe autoriteti juaj do të lejojnë të shikoni me guxim drejt së ardhmes. Gjithashtu do të jeni në gjendje të bëni një mik të ri apo të zhvilloni një takim interesant. Do të mirëpriteni me ngrohtësi në një rreth të ri shoqëror.
Gaforrja
Gaforret duhet të shikojnë vetëm përpara dhe jo mbrapa. Nëse ju shfaqet një mundësi e mirë në horizont, rrëmbejeni atë dhe mos lejoni që t’iu ikë. Pasuria paraqitet e mirë, por është vështirë që një ofertë t’iu përsëritet dy herë. Pas një sforcoje të madhe, këshillohet që të merrni një periudhë pushimi.
Luani
Frymëzimi dhe dëshira për njohuri do ti udhëheqin të lindurit e kësaj shenje. Ecni përpara në çështjet e biznesit dhe realizoni synimet tuaja, pasi vetëm kështu nuk do të mbeteni pa siguri dhe ndihmë. Mos u fokusoni vetëm në karrierën tuaj dhe anën materiale të gjërave.
Virgjëresha
Ajo që dukej si një katastrofë absolute vetëm para pak kohësh, do të kthehet në një fat të vërtetë. Virgjëreshat nuk duhet të humbin kohë me gjëta të kota, por duhet të shfaqin talentin e tyre menaxherial. Mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen e shefit, është duke treguar shkathtësinë, aktivitetin dhe guximin tuaj.
Peshorja
Peshorja dhe partnerët e tyre do të arrijnë sërish një marrëveshje me vlerë. Kjo është një kohë e mirë për të bashkëvepruar me të huajt dhe ata me influencë. 7 maji mund të jetë një ditë e mirë për të zyrtarizuar një lidhje dashurie.
Akrepi
Mos u ndjeni në siklet nëse iu bëni njerëzve ndonjë nder. Kjo nuk është vetëm një mirënjohje, por do të ndodh që të merrni edhe një shpërblim financiar. Për më tepër do të arrini të vendosni kontakte të dobishme. Puna rutinë do i bëjë akrepat që të shfrytëzojnë edukatën e tyre si dhe do të çojnë përpara informacionet shtesë.
Shigjetari
Kjo është një ditë e mirë për të punuar lidhur me marrëdhëniet tuaja publike. Do të arrini që të fitoni më shumë pikë falë edukatës, bamirësisë dhe mësimdhënies. Kjo cilësohet si një kohë e mrekulleshme për mësuesit, trajnerët dhe aktorët e lindur në këtë shenjë.
Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje mund të ndjehen krejt papritur nervoz. Nxitimi i dikujt apo mospërputhjet e mendimeve mund t’iu mërzitin, por mund të tregojnë edhe aftësitë tuaja. Frymëzimi afatshkurtër mund t’ia lërë shumë shjpejt vendin zhgënjimit.
Ujori
Furtuna e ditës do t’iu bëjë sërish një dhuratë të lindurve të kësaj shenje. Kjo mund të jetë një liri e papritur, një mundësi për të bërë atë që doni apo një takim miqësor. Do të ndodh që të merrni lajme inkurajuese dhe të zbuloni një burim të pafund idesh dhe kontaktesh.
Peshqit
Kjo do të jetë dita e blerjeve dhe marrëveshjeve të suksesshme. Gjithë ata që janë shumë të dhënë pas ëndërrimeve, duhet ti lënë mënjanë për ca kohë. Mund të keni nevojë të ndryshoni sistemin tuaj të shpenzimeve. Pasi të merrni një vendim duhet të veproni./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





