Transmetuar më 06-05-2014, 18:11

Një çështje aspak e zakontë ka ndodhur në Dallas, ku një gjyqtare në Texas, Jeanine Howard, vendosi që të dënojë një përdhunues me një dënim shumë të lehtë. Arsyeja? Viktima nuk ishte e virgjër.

Kështu Sir Young një i ri amerikan, i cili kur ishte 18 vjeç në vitin 2011, përdhunoi një nxënëse 14 vjeçare brenda sallës së muzikës në shkollën e tyre, mori një dënim qesharak.

Për këtë vepër i riu u dënua me një dënim aspak të denjë, vetëm 45 ditë burg dhe 5 vjet liri me kusht.

Ajo që ngjalli debate ishte arsyetimi i gjyqtares e cila u shpreh se, “Viktima nuk pësoi abuzim seksual të mirëfilltë, sepse nuk ishte e virgjër në momentin e përdhunumit. Ka patur më herët të paktën tre partnerë seksualë”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit