Transmetuar më 06-05-2014, 17:58

Janë cilësuara si krijesa të cilat nuk janë parë asnjëherë më parë dhe origjina e tyre nuk dihet nga vjen.

Në Japoni janë peshkuar disa peshq vërtetë të rrallë të cilësuar si peshq- monstër, për shkak të pamjes së tyre të çuditshme, formës së kokës aspak të zakonshme dhe ngjyrës së zezë pisk.

Këta peshq u peshkuan në Japoni, më saktësisht pranë distriktit të Fukushimës. Kanë një gjatësi që varion nga 10 deri në 25 centimetra dhe sipas shkencëtarëve thuhet se ata i përkasin një lloj pjesku të familjes së Chauliodontidaes, të cilët jetojnë në zona shumë të largëta dhe jo në zonën ku u peshkuan.

Ekspertët kanë ngritur dyshime se mund të bëhet fjalë për mutacione genetike si pasojë e shpërthimit në centralin nuklear të Fukushima./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit