Transmetuar më 06-05-2014, 16:16

Në fund të muajit tetor ajo u bë nënë me fëmijën e saj të parë, vajzën Hera, si fryt i lidhjes me nipin e ish diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

Këngëtarja Rezarta Shkurta tashmë që e bija Hera ka mbushur gjashtë muajshe, ka publikuar disa fotografi të së voglës në rrjetin social Instagram, fotografi të realizuara enkas për gjashtë mjuajt e parë të jetës.

Në fotografitë që i gjeni bashkëngjitur Hera, duket si një princeshë e vogël e veshur me ngjyrë blu si balerinë, ndërsa në një tjetër fotografi shfaqet si lepurushe.

Vetë Rezarta e ka cilësuar të bijën, si pikturën me më shumë ngjyra dhe këngën më melodioze që i ka dhuruar jeta./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit