Transmetuar më 06-05-2014, 15:10

Një mysafir i papritur ndërpreu eventin e modës ku ishin të pranishëm personazhet më të famshëm të momentit në tapetin e kuq të Manhattan, gjatë kohës që mbahej Met Gala.

Një burrë i veshur vetëm me një palë mini- mbathje rozë, buzëqeshte duke kaluar në tapetin e kuq tamam si të ishte një nga personazhet e famshëm të ftuar në event.

Ai kaloi me vrap në tapetin e kuq duke rrëmbyer sytë kureshtarë të të pranishmëve, mes tyre Rita Ora dhe Sarah Jessica Parker.

Ndërsa ndërhyrja e personelit të sigurisë ndërpreu në mes tentativën e tij për tu zhveshur i gjithi, ai u pa i buzëqeshur gjatë kohës që largohej nga policia.

Nuk dihet ende arsyeja e një veprimi të tillë, ndërkohë që mysafiri i guximshëm u shoqërua në polici për tu pyetur lidhur me këtë shfaqje pikante./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit