
Sarandë, 6 maj 2014, NOA.al- 159 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u bllokua nga policia greke në afërsi të kufirit me Shqipërinë.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një sasi lënde narkotike do të trafikohej nëpërmjet piramidës 66 dhe 67 janë organizuar menjëherë kontrolle të zonës dhe në një distancë të largët janë konstatuar shtatë persona një prej tyre në distancë më përpara si pararojë, që kalonin kufirin në drejtim të Greqisë me çanta në krahë.
Menjëherë lidhur me këtë rast u njoftua policia e Iguminicës si dhe u organizuan patrullime përgjatë kufirit me qëllim izolimin e trafikantëve nga të dyja anët e kufirit të gjelbër.
Në vijim të operacionit nga policia greke është bërë e mundur që në zonën e Igumenicës të kapet një automjet tip fugon me rreth 159 kg lëndë narkotike i cili drejtohej nga shqiptari Eduart Mullai, i arrestuar edhe në vitin 2010 nga policia greke për trafik të lëndëve narkotike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





