Transmetuar më 06-05-2014, 13:02

Tiranë, 6 maj 2014, NOA.al-  Komisioni i Medias ka shpallur 4 vende të lira për AMA-n, mes tyre përfshihet edhe posti i kryetares. Vendimi për vendet e lira ka marrë 14 votat e shumicës në komision.

Gjatë mbledhjes së sotme opozita u largua nga komisioni, pas refuzimit të kërkesës së saj për t’ju drejtuar Këshillit Legjislativ për kreun e AMA.

“Po diskutojmë jashtë kompetencave për kreun e AMA. Mandati i Endira Bushatit përfundon në korrik 2016”, tha gjatë mbledhjes Luçiano Boçi.

Ndërsa sipas deputetit Alfred Peza këto vende vakante bazohen në raportin e Komisionit të Ligjeve.

Vendet e lira të AMA-s do të shpallen nga Kuvendi, më pas do propozohen kandidaturat e reja.

Po sot ky komision miratoi edhe rezolutën e shumicës për punën e AMA për vitin 2013. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit