Transmetuar më 06-05-2014, 12:53

Durrës, 6 maj 2014, NOA.al-  Miq, shokë, familjarë, politikanë, shkrimtarë e qytetarë të shumtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit sot shkrimtarit të talentuar Amik Kasoruho.

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhet në kishën katolike, në nder të kujtimit të intelektualit të madh.

Një ditë më parë Amik Kasoruho u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare nga një sëmundjeje në mushkëri.  Kasoruhos ishte dekoruar nga presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”.

Amik Kasoruho është autor i disa librave: "Një ankth gjysmëshekullor" (1997), "Çmimi i një ëndrre" botuar në Itali (2000), "Midis qiellit dhe burgut" dhe romanin autobiografik "Ikje nga trilli i perëndive"./e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit