Transmetuar më 06-05-2014, 12:41

Tiranë, 6 maj 2014, NOA.al-  Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për ushtrim dhune.

Vladimir Shabani u arrestua dje nga forcat e policisë së Korçës pasi akuzohet se ka dhunuar 34-vjeçaren A.M, dhe tre fëmijët e saj të mitur  O.M, 11 vjec, D.M, 15 vjeç, G.M, 14 vjeç.  Mësohet se 34-vjeçarja bashkëjetonte prej pak kohësh me Shabanin në një kasolle së bashku me tre fëmijët e saj të mitur të cilët i kishte nga martesa e parë.

Shabani kthehej në gjendje të dehur çdo natë në banesë dhe pas debateve të ashpra me bashkëjetuesen ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe tre fëmijëve të mitur.

“Unë nuk mund të ushqej fëmijët e tu. Duhet të largohen nga shtëpia”, i drejtohej 42-vjeçari bashkëjetueses duke terrorizuar dhe dhunuar të miturit.  Për t’i dhënë fund dhunës e reja ka trokitur dje në komisariatin e policisë së Korçës ku denoncoi burrin e saj.

“Bashkëjetuesi më dhunon sistematikisht mua dhe tre fëmijët e mi. Kur erdhi në shtëpinë time pranoi të jetonte sëbashku edhe me fëmijët e  mi, por me kalimin e ditëve ai u bë i dhunshëm. Nuk mund të duroj kur ngre dorë mbi fëmijët e mi”, ka deklaruar në polici 34-vjeçarja.

Policia bëri të mundur arrestimin e 42-vjeçarit Vladimir Shabani, i cili deklaroi se kishte konflikte me bashkëshorten për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në të cilën ndodheshin. Ndaj tij u mor masa e arrestit për veprën penale të “Dhunës në familje”./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit