Transmetuar më 06-05-2014, 11:43

Durrës, 6 maj 2014, NOA.al-  Kufoma e dekompozuar e gjetur dy ditë më parë në plazhin e Durrësit ende nuk është identifikuar ndërsa policia u shpreh se një rrip që i përket viktimës mund të çoj në identifikimin e saj.

Burime nga policia thanë sot për NOA.al  se pranë vendit ku u gjet kufoma, në zonën e Kalatës së re të peshkimit, u gjet një rrip pantallonash, i cili i përket viktimës.

“Fotot e rripit i janë shpërndarë të gjitha komisariateve në vend me qëllim që familjarët e personave të zhdukur të mund bëjnë njohjen. Aktualisht kufoma ndodhet në morgun e Durrësit në pritje të identifikimit”, thanë për NOA-n burimet policore, të cilat shtuan se rripi përdoret nga meshkuj duke hedhur dyshime se kufoma i përket seksit mashkull.

“Policia dyshon se kufoma mund të jetë i njërit prej personave turq, të cilët u mbyten dy vite më parë në detin Adriatik.

Kështu policia e Durrësit do t’i dërgojë informacione Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila do të marrë kontakte me homologët turq dhe nëpërmjet AND-së së kufomës do të verifikohet nëse i përket ndonjërit prej turqve të mbytur”, thanë më tej burimet. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit